Dëmtimet “tërbojnë” Realin, Dani Carvajal mbyll sezonin

schedule17:58 - 29 Prill, 2021

schedule 17:58 - 29 Prill, 2021

Real Madrid ka kaluar një sezon të vështirë përsa i përket dëmtimeve. Deri më tani ekipit madrilen ka pësuar plot 51 lëndime të lojtarëve, ku rekordin e mban Eden Hazard.

I fundit që është dëmtuar është mbrojtësi Dani Carvajal. Ai pësoi një dëmtim të muskujve në ndeshjen e së martës kundër Chelsea dhe 29-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushës për të paktën tri javë.

Kjo do të thotë se Carvajal praktikisht mbyll sezonin, pasi ai do të mund të kthehej vetëm në finalen hipotetike të Champions League.

Të paktën, Tekniku i Madrilenëve mund t’i gëzohet rikthimit të Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll pësoi një lëndim në muskuj me Kombëtaren e Spanjë në ndeshjen ndaj Kosovës dhe tashmë ai është stërvitur bashkë me pjesën tjetër te ekipit.

Kapiteni i “Los Blancos” pritet të ketë minuta të shtunën në përballjen ndaj Osasunës dhe të jetë plotësisht i gatshëm për duelin e kthimit ndaj londinezëve.

Lukas Vaskuez, Federiko Valverde dhe  Mendy janë tre mungesa të tjera të rëndësishme për Real Madrid. I fundit është drejt rikuperimit dhe mendohet se do të jetë gati për duelin me Chelsea në Champions. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!