Një nga llojet më të rrezikshme të kancerit është ai i stomakut. Simptomat e kancerit të stomakut kalojnë pa u vërejtur derisa sa të jetë vonë.
Kanceri i stomakut është një sëmundje e rrallë dhe shpesh neglizhohet fillimisht, pasi problemet e stomakut janë të vështira për t’u identifikuar dhe mund të lidhen me shumë gjëra të ndryshme.
Simptomat e kancerit të stomakut
Në një fazë të hershme, kjo gjendje shkakton pak probleme, në varësi të vendit ku ndodhet tumori në stomak. Megjithatë, ekzistojnë disa simptoma që tregojnë për kancer në stomak.
- Marramendje dhe lodhje.
- Anemi, për shkak të humbjes së zgjatur të gjakut nga stomaku.
- Jashtëqitje me ngjyrë të errët.
- Pak ose aspak oreks dhe neveri ndaj ushqimeve të caktuara. Sidomos ushqime me erë të fortë, si kafe ose barishte dhe erëza.
- Të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë pasi të hani.
- Të përziera
- Të vjella, ndonjëherë me sasi të vogla gjaku.
- Urth.
- Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut dhe/ose afër kraharorit.
- Humbje e papritur e peshës, pa ndryshuar dietën tuaj ose rutinën e ushtrimeve.
Në rast se keni këto simptoma, është mirë të vizitoni një mjek për të kryer kontrollet përkatëse./abcnews.al

