Deri më tani është mbyll numërimi i votave për kandidatët në disa qarqe të vendit ndërkohë Durrësi deri më tani ka bërë thuajse gjysmën e numërimit.
Deri më tani janë numëruar 268 kuti, nga 481 qendra votimi që ka në këtë qark dhe ajo që vihet re është se i pari i listës për kandidat për deputet nga partia Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni, Ora e Shpresës dhe Konservatorët ka grumbulluar vetëm 2 vota.
Praktikisht mund të llogaritet që bëhet fjalë për votën e tij, si edhe të ndonjë familjari padyshim./abcnews.al