“A jemi në Serbi a Suharekë”, ultrasit e Ballkanit i kthehen keq Llapit

schedule20:14 - 28 Prill, 2021

schedule 20:14 - 28 Prill, 2021

Ballkani-Llapi nuk është luajtur vetëm në fushë, aty ku vendasit triumfuan 1-0 dhe pati shumë tension që u shoqërua edhe me kartonë të kuq. Klubi nga Podujeva që në fillim të ndeshjes u ankua në rrjetet sociale.

“Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo ku tjetër??? Kjo është turpi i vitit 2021, turpi i futbollit! Sulmohen zyrtarët dhe futbollistët e Llapit, ka presion të vazhdueshëm nga shikuesit jashtë stadiumit që kalojnë mbi 300 të pranishëm”, shkruante Llapi fillimisht.

Në fundin e pjesës së parë është bëtë një postim tjetër dhe këtë herë klubi nga Podujeva ka bërë një krahasim me Serbinë, referuar asaj që postojnë ultrasit e Ballkanit, Xhebrailat.

Ata kanë reaguar në rrjetet sociale, teksa shkruajnë: “SUHAREKA ËSHTË SHQIPËRI! PODUJEVA ËSHTË SHQIPËRI! NË QOFTË SE NUK E DINI, ATEHERË PO JU TREGOJMË QË NDODHENI NË SUHAREKË.

Në Suharekën e shumë trimave, që dhanë jetën për liri, të cilët dhanë jetën që sot pas 21 vitesh të mos jetoj asnjë serb në qytetin tonë, në Suharekën e Besim Ndrecës, në Suharekën që cilësohet vatër e patriotëve Shqiptarë, në Suharekën që ndodhi një ndër masakrat më makabre gjatë luftës.

Trim Zahir Pajaziti do ndihej i turpëruar po të ishte gjallë për këtë thënie, pasi ai luftoi dhe ra për Liri. Në qoftë se ndjeheni gjithmonë shumë komod në Suharekë, nuk është sepse ju duam, por sepse në venat tona rrjedhë gjak SHQIPËTARI, ai gjak i cili e ka BESËN dhe MIKËPRITJEN që i karakterizon Shqipet. Por, ju na ktheni në këtë mënyrë.

Kërkojmë nga organet e FFK-ës të merren masa ndëshkuese për aktorët e kësaj vepre të shëmtuar, nuk do dilnim në deklaratë në qoft se do ishte nga një faqe tjetër, por të jetë nga faqja origjinale është e papranueshme.

Kërkim falja është më e pakta, por mos harroni që tribuna do hapet herët apo vonë, pastaj pasojat e kësaj do i mbani mbi supet e juaja. ME RRESPEKT, Xhebrailat 1992”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!