Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ E kaloi apo jo vijën fatale? Kastrioti nuk tërbohet veç për penalltinë

schedule19:40 - 28 Prill, 2021

schedule 19:40 - 28 Prill, 2021

Kastrioti ka pretendimet për gjykimin në ndeshjen me Apoloninë. Pas ndeshjes trajneri Ramazan Ndreu u ankua për një penallti të padhënë dhe nuk u përmbajt dot në deklaratën e dhënë në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“E tmerrshme. Është turp të mos e japësh. U them lojtarëve, mos gjuani kot penallti në stërvitje se nuk na japin. Kur do na e japin një penallti, ka 30 javë, nuk po e  gjuajmë dot një. Është e tmerrshme. Ajo ishte volejboll”, tha Ndreu mes të tjerash.

Kur ishte rezultati 2-1 për Apoloninë, pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Kastrioti ka pretenduar edhe për një gol tjetër, pasi mendonin se topi e kishte kaluar vijën fatale.

Pamjet nuk janë shumë të qarta, por anësori dhe arbitri kryesor ishin të bindur që nuk ishte gol. Gjithsecili mund të krijojë një mendim për rastin në fjalë. /abcnews.al

https://streamable.com/3vbdoc

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!