Tirana vesh bardheblu për të dytën herë rresht Klasiken e Shqipërisë, falë një goli të shënuar nga kapiteni Idriz Batha. Bardheblutë shkurtojnë në gjashtë pikë diferencën me Teutën e vendit të parë, ndërsa me Laçin e vendit të katërt janë një pikë më pak.
Një fitore pa shumë shkëlqim, por që u zgjidh nga një goditje dënimi e mesfushorit të Tiranës, i cili është edhe shënuesi më i mirë i skuadrës. Veç betejës në fushë, pati edhe diçka tjetër të veçantë në këtë duel.
Në minutën e 80-të ndeshja u ndal për shkak se autoambulanca ishte larguar nga stadiumi dhe kjo u vu re nga delegati i ndeshjes. Sa u tha, Victor Da Silva dhe Halili ishin dërguar në spital, për shkak të dëmtimeve të pësuara në fushë.
Për gati 15 minuta ndeshja u ndal dhe me rikthimin e autoambulancës rinisi sërish. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat dhe Tirana iu gëzua tre pikëve, që tani e vënë në pozita mjaft të mira për realizimin e objektivave. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E mërkurë, më 28 prill, ora 16:00
TIRANA-VLLAZNIA 1-0
Shënues: Batha 73′
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toli, Çelhaka, Batha, Ismajlgeci, Halili, Cale, Seferi. Trajner: Orges Shehi
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Victor Da Silva, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric
*min 80′, ndeshja u ndal përkohësisht për mungesë të automabulancës
80′ Ndërpritet ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, pasi është vënë re mungesa e autoambulancës në stadium.
74′ Idriz Batha ka realizuar me një goditje dënimi, duke bërë kampionët në fuqi të festojnë
https://streamable.com/lytuz2