Presidenca i është përgjigjur Seketarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Ballës, i cili bëri me dije se do të nisin procedurat për shkarkimin e Ilir Metës.
Përgjigja ka ardhur nga zëdhënësi i Presidentit përmes një postimi në rrjetet sociale. Tedi Blushi shkruan se Balla do të marrë përgjigje.
“Tao Tao AFROHU AFROHU! Se do ta marrësh përgjigjen ti dhe të gjithë armiqtë e Shqipërisë!” shkruan Tedi Blushi.
Taulant Balla paralajmëroi fillimin për herë të dytë të procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla tha se pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatët, maxhoranca do të “fillojë bërjen e letrave gati” për shkarkimin e Metës. g.v/abcnews.al