Kukësi është qarku i parë i cili ka mbyllur numërimin e votave për kandidatët për deputet. Ky është një qark që përfaqësohet nga 3 deputet dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.
Sipas të dhënëve të KQZ nga PD, kandidatët më të votuar janë:
Flamur Hoxha – 9 159 vota,
Isuf çelaj 5 257 vota
Shyrete Koka – 3 622 vota.
Ndërsa nga PS, kandidatët më të votuar janë:
Gerta Duraku me 5 368 vota,
Petrit Malaj 3 666 vota
Halim Dauti – 2 059 vota.
Nërkohë në parlament ku demokratët kanë dy mandate sipas rezultateve kandidatët për deputete për këtë qark do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela ndërsa nga radhët e socialistëve do të jetë në parlament kandidatja Gerta Duraku.e.su./abcnews.al