Ngjarja në Bllok, ndalohet një 37-vjeçar

schedule22:09 - 5 Tetor, 2018

schedule 22:09 - 5 Tetor, 2018

Një nga personat i cili dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen që ndodhi një ditë më parë në Bllok është ndaluar nga policia.

Ndalimi i tij është kryer në pikën kufitare të Kakavijës. 37-vjeçari Geldo Hoti është vënë në pranga gjatë kohës që po tentonte të arratisej drejt Greqisë. Hoti do të shoqërohet në komisariatin e Tiranës për t’u marrë në pyetje dhe për të hedhur dritë mbi vrasjen që ndodhi në ambientet e një lokali në Bllok.

Të enjten në mbrëmje pas një konflikti mes dy grupeve mbeti i vrarë një 26-vjecar, truproja i Elvis Martinaj. Ky i fundit dhe një tjetër që e shoqëronte mbetën të plagosur. Ndaj Martinajt dhe Eljon Hatos është dhënë masa e arrestit me burg. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, mes tyre i fejuari dhe kushëriri i këngëtares Elvana Gjata./abcnews.al