Teksa ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga qarku i Vlorës, pasi është rikthyer vonë se nuk korrespondojnë të dhënat në KZAZ me numërimin në KQZ, socialistët kryesojnë me 59023 vota.
LEXO EDHE: Sytë nga kutia e fundit, qarku Vlorë ngjyroset i kuq, LSI asnjë mandat
Mirëëpo, kurioziteti i madh është më shumë brenda partisë, pasi për këtë qark kandidon edhe kryeministri Edi Rama.
Nga rezultatet e deritanishme vihet re që PS ka fituar 8 mandate dhe më i votuari me 2300 vota është vetë Rama. Ai ndiqet nga drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri me 1327 vota.
Kujtojmë që ky i fundit përmes një deklarate të bërë ditën e sotme u shpreh se Rama do të vazhdojë të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit dhe nuk do të zhvendoset në Durrës. l.k/abcnews.al