Në qarkun e Korçës janë ndarë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike mandatet e deputetëve. PS ka dal fituese në këtë qark me 6 mandate dhe PD një më pak, 5 deputetë.
Ndërkohë, sot ka nisur numërimi edhe i votave preferenciale në kuti. Nga numërimi i deritanishëm duket se në PS nuk ka surpriza. Dy ministrat e qeverisë janë më të votuarit.
Kështu, kryeson Olta Xhaçka me 2869 vota, e cila ndiqet nga Niko Peleshi me 1234 vota. Deri më tani janë numëruar 61 qendra votimi nga 427 në total. g.v/abcnews.al