Pas incidenteve që ndodhën një ditë më parë në KZAZ numër 30 në shkollën 9 vjeçare 1 Maji këtë të martë ka rinisur normalisht procesi i numërimit të votave në këtë qendër.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 8 të shoqëruarit që ishin pjesë e sherrit një ditë më parë në këtë qendër janë lënë të lirë.
Të 6 grupet e numërimit janë ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur numërimin. Janë 6 kuti në proces që i përkasin Zallherrit.
Pasi të përfundojë kjo njësi, pritet të fillojë Farka, një zonë që kontrollohet nga zonja Mimi Kodheli e cila shpreson të thyejë herësin duke marrë vota personale./abcnews.al