Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirja Celibashi në një konferencë për shtyp dha detaje për ecurinë e procesit të numërimit. Ndër të tjerat, Celibashi tha se projeksioni për ndarjen e mandateve në faqen e KQZ do të jetë shumë shpjet gati,.
“Ndarja e mandateve lidhet edhe me kandidatët, do ta bëjmë në një kohë pak më të vonë. Është e parashikuar dhe do të dalë në sistem pak më vonë,” u shpreh ai.
Lexo edhe: Celibashi: Po verifikojmë pas denoncimeve të kandidatëve për parregullsi
Gjithashtu, ai u ndal edhe tek shitblerja e votës. Sipas tij KQZ nuk është organi kompetent për situata të tilla, por theksoi se nëse hasin do t’i adresojnë.
“Ka disa fenomene negative që KQZ nuk mundet të adresojë. Shitblerja votës është vepër penale, në dijeni time ka angazhim të prokurorisë për të verifikuar situata të tilla. Për ato raste që do kemi informacion të plotë do ta adresojmë nëse ka nevojë,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al