Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, ka falënderuar qytetarët që i kanë besuar Aleancës për Ndryshim.
Nga KZAZ nr 36 në Kombinat bën me dije se me numërimin e më shumë se gjysmës së kutive është ngushtuar diferenca me 5 200 vota.
“Bëj me dije se deri tani që flasim me numërimin e më shumë se gjysmës së kutive ne kemi ngushtuar diferencën me plot 5 200 vota deri në këto momente. Pa llogaritur që ende nuk janë hapur pasionet kryesore të PD-së. Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe numëruesve që të tregojnë ndryshim sepse siç ia dolëm në njësinë 10 me po të njëjtin trend do t’ja dalim të sjellim ndryshimin në të gjithë Shqipërinë”, tha Këlliçi.
/abcnews.al/