Raphaël Varane po zhvillon sezonin e fundit me Real Madrid. Mbrojtësi francez nuk ka pranuar rinovimin dhe kampionët e Spanjës janë të detyruar ta shesin në verë, për të mos e humbur me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm.
Tre klube po garojnë fort për shërbimet e kampionit të botës: Chelsea, Manchester United dhe PSG. Londinezët e Abramovich janë në avantazh, pasi Varane e sheh me sy të mirë transferimin në “Stamford Bridge”.
Reali kërkon rreth 50-60 milion euro për të lënë të lirë 28-vjeçarin. Ai do të zëvendësohet nga David Alaba, teksa paratë e përfituara nga shitja e Varane do të përdorën për ëndrrën e madhe: blerjen e Kylian Mbappe.
Mundo Deportivo raporton se presidenti Florento Perez po nxiton të mbyllë operacionin e shitjes së Varane te Chelsea, për të nisur më pas sulmin final për Mbappe. PSG e ka bërë të qartë: për yllin e sulmit nevojiten 130 milon euro. /abcnews.al

