Gara për titullin kampion në Ipko Superliga e Kosovës është flakë, pas rezultateve të ditës së sotme. Prishtina ka ngushtuar me një pikë diferencën me kreun, pasi mposhti Dritën kampione në fuqi, që tani e ndan kreun me Ballkanin që mposhti Gjilanin.
Bardhekaltrit ia dolën të fitojnë me përmbysje, pasi fillimisht kishte shënuar Betim Haxhimusa. Endrit Krasniqi ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe vendosi baraspeshën, kurse Besnik Krasniqi realizoi golin për tre pikët, që e kthejnë tani Prishtinën në pretendente të fortë për titullin kampion.
Ballkani ndërkohë luante në shtëpi me Gjilanin dhe fitoi falë një goli të Milaim Zekës. Tre pikë të arta mori edhe Llapi sot, që largohet nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria. Trepça ’89 i befasoi me një gol të shpejtë të Jasharit, por Peposhi dhe Veliu përmbysën gjithçka dhe i dhanë fitoren skuadrës së Tahir Batatinës. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 30
Drita-Prishtina 1-2
Shënues: Haxhimusa 21’ / E. Krasniqi 34’, B. Krasniqi 71’
Ballkani-Gjilani 1-0
Shënues: Zeka 71’
Llapi-Trepça ’89 2-1
Shënues: Peposhi 49’, Veliu 60’ / Jashari 8’