“Sa bukur që cirku i Super League zgjati aq, s’mendoj për paratë si Agnelli”

schedule16:38 - 25 Prill, 2021

schedule 16:38 - 25 Prill, 2021

Super League dhe kritika ndaj Andres Agnellit, presidentit të Juventusit. CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge ka prekur këto tema në prononcimin e dhënë për Bild.

Ishte pozitiv fakti që cirku i Super League zgjati vetëm 48 orë. Një gjë e tillë ndikoi që njerëzit e biznesit të kuptojnë njëherë e mirë që futbolli nuk është vetëm biznes.

Nga pikëpamja ime, gjëja më e rëndësishme ishte që klubet themeluese e pranuan gabimin e tyre dhe u rikthyen sërish në familjen e madhe të futbollit.

Agnelli? Ai i përket një brezi tjetër, jemi dy persona të ndryshëm. Unë kam luajtur futboll, jam i lidhur me futbollin dhe jo vetëm më paratë.

Nëse do të kisha dijeni për Super League, do të kisha lëvizur çdo gur për ta shmangur krijimin e këtij kompeticioni“, deklaroi drejtuesi i rekordmenëve gjermanë. /abcnews.al