Historia e 13-vjeçarit që ndërroi jetë në gjumë: Mbante familjen me lëmoshë

schedule21:11 - 24 Prill, 2021

schedule 21:11 - 24 Prill, 2021

Një djalë i mitur nga Fushë Kosova është gjetur i vdekur në gjumë nga babai i tij. Një karrige e peshqir janë vendosur para derës së familjes Puçolli nga Fushë Kosovë. Kjo simbolikë e hapjes së dyerve për ngushëllime pas vdekjes së një familjari, nuk është krejt e zakonshme për ta.

Familja ka humbur djalin 13 vjeçar të cilin për shumë arsye, familjarët e çmonin shumë. Babai i tij Halit Buçolli që e gjeti të birin të vdekur në dhomën e tij. Elmedini qëndroi dy ditë në aeroportin e Prishtinës, e pasi që erdhi në shtëpi ai vdiq derisa po flinte.  E që Elmedini kishte pasur një jetë të vështirë e thonë që të gjithë.

Puçolli tregon se si i biri 13 vjeçar nuk vijonte mësimin, por sigurohej që e gjithë familja të mos mbetej pa ushqim. Trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Mjekësi Ligjore për obduksione. Kështu bënë të ditur Policia.

Elmedini duket se është emër i njohur nga të gjithë në Pazarin e Fushë Kosovës. Duke thënë se ishte zemërmirë dhe shumë intelegjent, banorët po kërkojnë drejtësi nga shteti për humbje të fëmijëve të tyre. I pikëlluar për Elmedinin dhe gjithë rastet e ngjashme është përfaqësuesi i lagjes Bashkim Krasniqi. 13 vjeçari dhe angazhimi i tij njihej edhe përtej lagjes së tij.

Në kafenetë ku Elmedini kishte shkuar për të kërkuar lëmosha u shprehën të mërzitur për vdekjen e tij. Pasi rasti u lajmërua në Polici nga babai, ky institucion po vazhdon hetimet për rastin./Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!