“Mos mbani lekë me vete”, Artan Hoxha: Sot dola nga shtëpia vetëm me “Ismailin” dhe “Naimin”…

schedule16:24 - 24 Prill, 2021

schedule 16:24 - 24 Prill, 2021

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar me nota humori dhe ironie deklaratën e Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili u bëri thirrje të gjithë simpatizantëve dhe mbështetësve të PD-së të mos mbajnë lekë nëpër xhepa në mënyrë që të mos akuzohen sipas tij për blerje votash.

Hoxha ka zbatuar detyrën e kreut të shtetit duke treguar përmes një postimi në Facebook me sa lekë ka dalë sot nga shtëpia.

“Komandanti tha: ”Nese jeni mbeshtetes të opozites, kontrolloni xhepat para se të dilni nga shtepia, se do t’ju arrestojne për blerje vote”…

Keshtu qe une e kam ndjekur keshillen, kam dale nga shtepia me nje Ismail Qemal dhe nje Naim Frasher, plus dy monedha metalike, qe të kete ku te shkarkoje rrufeja” shkruan Hoxha./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!