Tjetër barazim për Liverpool, i treti radhazi pas atij me Real Madrid dhe Leeds United. Kampionët në fuqi të Anglisë, e mbyllën në barazim 1-1 takimin shtëpiak ndaj Newcastle, duke humbur dy pikë të rëndësishme për objektivin Champions League.
Super-sub Joe Willock snatches a last-minute point for Newcastle ⏱#LIVNEW pic.twitter.com/Y4eMtDwxhQ
— Premier League (@premierleague) April 24, 2021
Djemtë e Jurgen Klopp e nisën “zjarr” takimin dhe kaluan në avantazh në minutën e tretë. Momo Salah lëshoi një goditje të fortë drejt portës kundërshtare dhe topi në rrjetë. Pavarësisht dominimit, Liverpool nuk ia doli të shënonte golin e qetësisë.
Nga një gjë e tillë përfituan “Qymyrxhinjtë”, të cilët goditën në minutat shtesë. Callum Wilson gjeti rrugën e rrjetës në minutën e dytë shtesë, por VAR-i anuloi festën e miqve për prekje të topit me dorë.
Newcastle nuk u dorëzua dhe shënoi sërish tre minuta më vonë. Këtë herë ishte gol i rregullt, atë e realizoi Joseph Willock, që mjaftoi për të evituar disfatën e ekipit udhëtues, ndërsa Liverpool vazhdon të shfaqë vështirësi të mëdha këtë sezon. /abcnews.al