Franck Kessie është një ndër lojtarët më të dalluar të Milanit. Lojtari nga Bregu i Fildishtë është kthyer në liderin e mesfushës së kuqezinjve, teksa numëron 11 gola dhe 5 asiste këtë sezon.
Kontrata me “Djallin” i përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Milani po punon për të zgjatur bashkëpunimin me 24-vjeçarin, i cili “driblon” këtë temë në prononcimin e dhënë për Sportweek.
“Për momentin jam i fokusuar te puna që duhet të përfundojmë, pasi duhet të sigurojmë rikthimin në Champions League. Rinovimi? Do të ulem të bisedoj me drejtuesit në fund të sezonit“, deklaroi mesfushori i Milanit. /abcnews.al