Ndaluan për kontroll makinën e punonjëses së postës, procedohen 5 simpatizantë të PD-së në Dibër

schedule11:10 - 24 Prill, 2021

schedule 11:10 - 24 Prill, 2021

Policia në Dibër ka proceduar penalisht pesë simpatizantë të Partisë Demokratike pasi kanë ndaluar për të kontrolluar automjetin e punonjëses së postës. Sipas policisë, A.S., Gj. M., L. H., B. D., A. O., banues në Dibër ndaluan dhe kontrolluan automjetin në të cilin udhëtonte F. M,  punonjëse në Postën e Maqellarës.

Punonjësja punon si pagatore dhe shpërndarëse e pensioneve në Njësinë Administrative Maqellarë. Pesë të proceduarit e kanë ndaluar punonjësen me dyshimet se po  shpërndante para në këmbim të votave.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar i grupit hetimor, policia njofton se në automjetin që udhëtonte F. M., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!