Pak minuta përpara se të futej në fuqi heshtja zgjedhore, sekretari i përgjithshëm i PD-së, drejtues politik dhe i pari i listës së Elbasanit, Gazment Bardhi në një video-mesazh për qytetarët u shpreh se muajt e fundit “kanë qenë më të paharrueshmit e jetës sime”.
Ai u kërkoi qytetarëve të Elbasanit “Ndiz të Dielën një dritë shprese për veten dhe familjen. Voto ndryshimin, voto 9, voto Partinë Demokratike”./ Abcnews.al