Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në Facebook i kërkon Presidentit Ilir Meta që të “ndajë mendjen” për ditën e diel, çfarë të bëjnë “të mprehim sfurqet apo të bëhen gati për festë?”.
“O komandat, na preve krahet!!! Ndaje mendjen! Pardje na the, “t’i mprehim sfurqet e sepatat”…Sapo nisem te mprehim sfurqet e sepatat, t’i dole sot ne mesdite, e na the, qe te dielen ta bejme feste….
Tani çfare te bejme?!
Te mprehim sfurqet e sepatat te kovaçana e Haxhiut, apo te ngrohim dajren dhe klarineten e Danes.
Se edhe ne zgjedhjet njepartiake te 30 qershorit 2019, keshtu na thate, behuni gati per lufte, dhe pastaj na nxoret orkestren te qendra e votimit…” shkruan Hoxha.
Mbrëmjen e sotme Presidenti Ilir Meta u përplas me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila i kërkoi që të ndalë thirrjet dhe kërcënimet, por kreu i shtetit shqiptar reagoi ashpër duke i thënë që të mos ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë./ db/ Abcnews.al