“Ne e duam Amerikën vetëm për dy arsye, e para se është vend i lirë dhe i zgjedhjeve të lira dhe se na ka përkrahur për çështjen e Kosovës. I them (ambasadores) mos u bëj palë me këtë proces. Nuk kam asnjë shqetësim çfarë mendon ajo.
Nëse SHBA kanë një problem me Ilir Metën, sikur thotë ky qen bir qeni, çuni i Kristaq Ramës…Nëse kanë një gjë, po u them SHBA-ve, që jua kam thënë, Ilir Meta nuk mendon se është njeri i pavdekshëm, do të vdesë një ditë, ka vdekur Skënderbeu, jo Ilir Meta.
U kam thënë nëse keni gjë më mua, ju më lajmëroni kur e keni, se unë e di që ju edhe më vrisni, i kam thënë, po të vete te Mali me Gropa më lëshoni ndonjë raketë, që të mos dëmtoj njerëz të tjerë, se nuk e kam problem. Por SHBA nuk kanë gjë me Ilir Metën se është politikani më luajal me Amerikën në 30 vite” tha ai.
Kjo është deklarata e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta mbrëmjen e sotme pas një replike të fortë në distancë me ambasadoren amerikane Yuri Kim në Tiranë, e cila i kërkoi që të ndalet dhe se do të mbajë përgjegjësi për thirrjen e tij për popullin që të marrë sëpatat e sfurqet për të mbrojtur votën. Kreu i shtetit shqiptar Ilir Meta u shpreh se nuk ka frikë nga SHBA dhe i kërkoi ambasadores që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë.
I irrituar, Meta tregoi se ambasadorja amerikane i kishte thënë se “ne dimë disa gjëra për ty”. Por cila ishte përgjigja e tij? “I thash cfarë dini për mua nxirrini thujini. Nëse ajo (ambasadorja) dëshiron të dalë në podium të bëjë fushatë me Ramën le të dalë, ne do të mbrojmë zgjedhjet. I kam thënë Donld Lu, jo ti por Sekretari i Mbrojtjes që ka raketat bërthamore, edhe për atë nuk dua t’ja di nëse mendoj se kam të drejtë.
Cfarë ka Amerika dhe BE për mua ti nxjerrin. Më keni parë mua të ndërhyj në punët e Amerikës? Jo, as ata të mos ndërhyjnë. Amerikën e duam për zgjedhjet e lira. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanmbajtëse dhe raketa, ka edhe Rusia, duhet të kemi frikë edhe nga Rusia, ka edhe ky, koreano-veriori, edhe ai ka, por ne e duam për demokracinë” tha Meta.
Presidenti Ilir Meta kërcënoi mbrëmjen e sotme që të mos tentohet që të cenohet vota në 25 Prill, pasi në të kundërt, situata do të përshkallëzohet. “Këtu do të bëhet hataja po preku një votë. Ditën e zgjedhje do të jem në Durrës dhe Vlorë. Ilir Meta mund të ikë nga Presidenca por mbush sheshin” tha ai te SyriTv.
Gjatë bisedës, Ilir Meta rrëfeu se cfarë i kërkoi Yuri Kim. “I thashë ndalo së mbështeturi Ramën dhe nëse do të kishte reaguar për ngjarjen e Kavajës nuk do të kishte ndodhur ngjarja e Elbasanit. Duhet të kërkojë zbardhjen e ngjarjes së Elbasanit, tani” tha ai.
Në fund, Meta zbuloi edhe letrën që i ka çuar PD-LSI-së dy ditë përpara zgjedhjeve. “Atyre u kam bërë një letër zyrtare ku u kamë thënë që të marrin masa për të mbrojtur votën jo vetëm të tyren por edhe të partisë socialiste pasi problemi jonë është që të kur të fillojnë numërimi do të ketë dhe probleme për votën e kandidatëve dhe të fillojë pazari, pasi bie gatishmëria, ky është një problem i madh për të cilën opozita ka detyrimin për të garantuar lirinë dhe rregullsinë e zgjedhjeve” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al