Nata e sotme ka sjellë një anë tjetër të stilit të vajzave, shumë debat dhe te papritura. E tillë ka qenë largimi i Kristinës nga skena. Tematika e mbrëmjes së sotme kanë qenë lokacionet e llojet e ndryshme të club-eve. Kristina ka sjellë në StyleStar Show një veshje për në dalë në “lounge bar”.
Mes komenteve dhe pikëve mesatarisht të mira që ka marrë nga vajzat , ajo u kritikua më shumë nga Niko Komani. Po të kujtojmë edhe javën e kaluar ai pati një kritikë në formë batute për të. Kësaj radhe Kristina nuk e priti dhe aq mirë komentet e tij dhe papritur është larguar nga skena , qartazi e mërzitur me kritikat e ashpra.
Por në vazhdimësi të StyleStar Show ajo i është bashkuar përsëri konkurenteve të tjera duke u shfaqur në vendin e saj dhe duke dhënë një koment të shkurtër për ikjen e saj të papritur. Ajo e quajti të padrejtë gjykimin e Niko Komanit. /abcnews.al