Emina Cunmulaj rrëfen eksperiencën e vështirë gjatë muajve të parë të shtatzanisë

schedule17:56 - 23 Prill, 2021

schedule 17:56 - 23 Prill, 2021

Emina Cunmulaj është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin, Sam Nazarian. Modelja shqiptare e cila jeton prej vitesh në SHBA do të bëhet me një djalë pas dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya.

Emina ka treguar përmes postimeve në Instagram se i kushton një rëndësi të madhe stërvitjes në palestër tani që është në muajin e pestë të shtatzanisë, por tre muajt e parë kanë qenë sfiduese për të.

Në një video Emina është shprehur: “Isha shumë sëmurë tresemestrin e parë, nuk gatuaja, nuk lëvizja, rrija në krevat, ndihesha keq. Por tani që barku është rritur unë mund të stërvitem pak dhe mund të ha çfarë të dua, sepse në tresemestrin e parë haja vetëm karbohidrate”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!