Egnatia është tre pikë larg Superiores, pasi fitorja e sotme në Pogradec me rezultatin 1-0 i mban rrogozhinasit 7 pikë larg Tomorit që gjithashtu mori pikët e plota sot.
Skuadra e gugash Maganit nuk e ka pasur të lehtë me liqenorët dhe vetëm katër minuta nga fundi i kohës së rregullt ka shënuar me brazilianin Santos dhe tani Egnatia është me një këmbë në elitë.
Tomori ka bërë detyrën në shtëpi kundër Besës, duke fituar me rezultatin 3-1. Beratasit, pa trajnerin Sinella të pezulluar nga Disiplina, shënuan me anë të Brunild Pepës në fillim të pjesës së dytë.
Lila baraspeshoi rezultatin, por Oshafi riktheu baraspeshën dhe në fund i la radhën sërish lushnjarit Pepa, që mbylli llogaritë me golin e çoi ndeshjen në shifrat 3-1. /abcnews.al
KATEGORIA E PARË – GRUPI B (PLAY-OFF)
E premte, më 23 prill 2021, ora 15:00
Pogradeci-Egnatia 0-1
Shënues: Santos 86’
Tomori-Besa 3-1
Shënues: Pepa 53’, 89’,Oshafi 81’ / Lila 57’