Manastirliu: Besimi te PS është investim për të ardhmen e fëmijëve tanë

schedule18:28 - 22 Prill, 2021

schedule 18:28 - 22 Prill, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaroi se sot Shqipëria është si dita me natën në krahasim me atë që ishte 8 vite më parë. Manastirliu deklaroi se besimi te PS është investim për të ardhmen.

“Kemi ditur të zgjojmë shpresat ashtu sikurse vetëm socialistët mund ta bëjnë. Data 25 Prill po afron dhe në këto tre ditë të mbetura duhet të trokasim në çdo derë për t’i thënë të gjithëve se besimi te PS është investim për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Shqipëria e 2021 është si dita me natën nga Shqipëria e 8 viteve më parë. Nëse sot ne ja kemi dalë nga dy kriza të mëdha dhe kemi vazhduar me vendosmëri përpara dhe kemi më të prekshme të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kur të kthehemi pas disa vitesh do kujtojmë ditën kur Shqipëria vendosi të votojë për të ardhmen. Dhe Tirana u bë lokomotiva e fitore në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Manastirliu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!