Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me armë është arrestuar sot në Kakavijë.
I riu nga Kurbini ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim.
33-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/