Opozita ka vijuar ‘bojkotin’ e komisioneve parlamentare

schedule16:46 - 6 Nëntor, 2017

schedule 16:46 - 6 Nëntor, 2017

E hëna ka shënuar një tjetër ditë gjatë të cilës grupi parlamentar demokrat dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë refuzuar të bëhen pjesë e punimeve në kryesine e kuvendit. Eduard Halimi dhe Flamur Noka kanë akuzuar qeverinë se nuk përgjigjet për skandalet që kanë përfshirë kabinetin Rama.

Ende nuk di kohën apo vendin por tashmë aksioni është i pritshëm.
Deklarata erdhi në përfundim të mbledhjes së komisionit të sigurisë nga nënkryetari i tij Flamur Noka.
Njëkohësisht në një tjetër sallë të godinës së kryesisë së Kuvendit, në komisionin e ligjeve Eduard Halimi ka vijuar linjën e opozitës e cila refuzon bërjen pjesë në normalitetin e jetës parlamentare. Në ndihmë të ndjekjes së linjës së opozitës ngjarja më e fundit në qytetin e Elbasanit.
Pas kësaj, anëtarët demokratë dhe ata të LSI u larguan nga salla e mbledhjes duke shënuar javën e dytë të mosmarrjes pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare nga bërja publike e dosjes hetimore të antimafias italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!