Të përfshirë nga emocionet, Endri Xhafo dhe Mentor Nazarko flasin për baballarët si figurat më të rëndësishme të jetës së tyre

schedule22:30 - 21 Prill, 2021

schedule 22:30 - 21 Prill, 2021

Si çdo të mërkurë, edhe sonte në “E ardhmja është vajzë” në ABC pati shumë emocione. Dy të ftuarit e mbrëmjes së sotme në rolin e opinionistëve ishin gazetari Endri Xhafo dhe analisti Mentor Nazarko. Teksa Jorida Tabaku e Flutura Açka folën për meshkujt më të rëndësishëm në jetën e tyre në rubrikën “Cili je ti more burrë?”, opinionistët nuk mundën të mos përfshiheshin emocionalisht edhe vetë, teksa ndan me publikun rrëfime për figurat mashkullore që kanë shënjuar jetën e tyre.

“Kam qenë në një situatë kur edhe mund ta humbja tim atë. Një figurë që ka ndikuar shumë tek unë. Ne jetën time dhe tim vëllai babai ka qenë figurë e jashtëzakonshme. Më vjen pak inat që vëllai i ngjan atij (qesh)“- u shpreh Nazarko.

Nga ana tjetër, Xhafo tha: “Modeli i një figure mashkullore në jetën e një vajze duhet të jetë shumë i rëndësishëm dhe nëse mendoj se kush ka qenë modeli im si mashkull unë do thoja babain dhe e kuptova kur nuk e pata më se çfarë do të thotë respekt.

E mendoja fjalën “respekt” si diçka abstrakte, por kjo fjalë materializohet tek se sa njerëz do vijnë e të thonë lamtumirën e fundit. Momenti i pjekurisë është kur u bëra prind dhe i humbjes së babait. Unë do përpiqem të jem një shembull për dy vajzat e mia.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!