Federico Valverde u izolua tre ditë më parë për shkak të kontaktit me një person që rezultoi pozitiv me Covid-19. Mesfushori i Realit humbi takimin e fundjavës me Getafen, që përfundoi në barazim pa gola.
22-vjeçari nga Uruguai ka rezultuar pozitiv në tamponin e fundit. Valverde do duhet të vijojë të qëndrojë i izoluar me shpresën për të kaluar sa më shpejt këtë situatë.
Official Announcement: Fede Valverde.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) April 21, 2021
Lajmi është bërë publik nga një postim zyrtar i kampionëve në fuqi të Spanjës. 3 gola dhe një asist regjistron këtë sezon lojtari latin i ekipit të Zinedine Zidane. /abcnews.al