Një 56 vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë gjahu në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ai është shtetasi me iniciale I.D, 56 vjeç, banues në fshatin Kuç. Sipas Policisë 56 vjeçari është vetëplagosur në stanin e tij pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.
Informacion paraprak
Më datë 02.10.2018, në orën 03:47, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur i plagosur me armë gjahu shtetasi I.D, 56 vjeç, banues në fshatin Kuç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vëtëplagosur me armë gjahu (Çifte) në stanin e tij në fshatin Kuç, pasi me parë kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor po kryen hetimet e mëtejshme në lidhje me zbulimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /abcnews.al