Bayern Munchen po kalon ditë të vështira gjatë javëve të fundit. Trajneri Hansi Flick dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic kanë pasur një debat të ashpër me njëri-tjetrin.
Flick ka nisur gjithçka me rezervat e tij në lidhje me merkaton e bërë nga klubi dhe zgjedhjet e bëra nga drejtori sportiv. Pas kësaj Flick kërkoi publikisht largimin nga klubi.
Nga ana tjetër drejtuesit e Bayern Munchen kanë zhvilluar një mbledhje me drejtorin Hasan Salihamidzic dhe klubi i ka shprehur besim të plotë dhe e ka udhëzuar të vazhdojë punën si më parë.
Ndërkohë, Flick do vazhdojë deri në fund të sezonit të Bayern Munchen, për t’u larguar më pas. Stacioni i tij i radhës pritet të jetë kombëtarja gjermane. /abcnews.al