Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shoqëria civile protestë në mbështetje të Xhisiela Malokut

schedule19:36 - 1 Tetor, 2018

schedule 19:36 - 1 Tetor, 2018

Siç ishte paralajmëruar, prej orës 17 e 30 ka nisur një protestë para kryeministrisë për rastin e Xhisiela Makokut. Protestës së thirrur nga shoqëria civile iu bashkuan qytetarë, por edhe përfaqësues politikë.

Në mesazhet e tyre, ata dënuan atë që e quajtën dhunë të veshur me pushtet dhe kërkuan që ligji të funksionojë njëlloj edhe kur shkelës janë njerëz të veshur me pushtet.

“Liria dhe dinjiteti na kanë mbledhur këtu”, u shprehën folësit në këtë protestë

Protesta po mbahet në shenjë sensibilizimi për vajzën nga Fushë-Kruja, Xhisiela Maloku, e cila ka denoncuar në Korrik të këtij viti dhunë e përndjekje nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja.

Rasti i saj u mediatizua pas denoncimit publik të një ish-oficeri policie, i larguar jashtë vendit, me pretendimin se është kërcënuar për të mbyllur çështjen ku ishte i përfshirë djali i deputetit socialist.

Çështja u bë e vijon të jetë objekt përplasjesh politike mes qeverisë e opozitës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!