Superliga tërhiqet zyrtarisht nga projekti, sa shumë zhvillime në orët e vona

schedule08:17 - 21 Prill, 2021

schedule 08:17 - 21 Prill, 2021

Nata e djeshme ishte plot volum e zhvillime përsa i përket Superligës Europiane, një kompeticion i propozuar nga 12 klube nga Italia, Spanja e Anglia, teksa në krye të projektit qëndruan Florentino Perez dhe Andrea Agnelli.

Vetë formula e këtij kompeticioni ishte ajo që krijoi më shumë pakënaqësi dhe u kundërshtua pa masë nga të gjithë. Tifozët bënë lëvizjet e tyre kundër, legjendat e fundit futbollit gjithashtu, por edhe vetë lojtarët e trajnerët dolën hapur kundër këtij kompeticioni.

Pas gjithë këtij presioni, presidenti i United, Ed Woodward dha dorëheqjen. Në Angli, ku tifozët zbritën në rrugë dhe protesuan fort nisën “dezertimet” e para nga kompeticioni i propozuar. I pari që njoftoi zyrtarisht largimin ishte Manchester City.

Thuajse në të njëjtën kohë me këtë Pas tij erdhi zyrtarisht tërheqja e të gjithë klubeve angleze, saktësisht 6. Ndërkohë pak më parë Barcelona kishte qartësuar qëndrimin e saj për ligën. Laporta kishte rënë dakord ta linte këtë çështje në dorën e Bordit dhe nuk ishte bërë zyrtarisht pjesë e Superligës.

Atletico ishte gjithashtu gati të shpallte largimin nga projekti. Në Itali Roma e Napoli u shfaqën kundër. Ndërkohë dolën lajmet se Milani dhe Interi po mendojnë tërheqjen. Në këto kushte Superliga ishte e detyruar të dilte me deklaratë, pavarësisht deklaratave këmbëngulëse të Perez.

Në deklaratën e saj Superliga deklaron tërheqjen momentale, por jo përfundimtare nga projekti. “Ne po rishikojmë hapat e duhur, në mënyrë që të riformësojmë projektin.

Po propozojmë një kompeticion të ri, sepse ai aktual nuk po funksionon. Klubet angleze janë detyruar të largohen, për shkak të presionit të jashtëm”, shkruhet ndër të tjera në deklaratë. /abcnews.al