Pse vajzat tërhiqen më shumë ndaj djemve me fytyrë të ngrysur

schedule13:57 - 20 Prill, 2021

schedule 13:57 - 20 Prill, 2021

Kur shikoni një mashkull që qëndron ngrysur ju menjëherë do të ndjeni diçka të veçantë dhe misterioze tek ai. Edhe shkenca e ka konfirmuar që vajzat tërhiqen më pak ndaj djemve të qeshur. Pse ndodh kjo? Më poshtë do të gjeni disa shpjegime.

Vajzat preferojnë “bad boys” për shkak të forcave evolucionare dhe kulturore

Fuqia e tërheqjes është formuar gjatë shekujve. Aspektet evolucionare dhe kulturore kanë ndikim në të. Teoritë tregojnë se gratë tërhiqen më shumë nga djemtë që shfaqin krenari sepse nënkupton statusin dhe aftësinë e tyre për të pasur një partnere. Sipas studiuesve, shprehja e krenarisë është një tipar fizik mashkullor. Dhe burrëria është një nga karakteristikat më tërheqëse fizike mashkullore për vajzat, informon abcnews.al.

Gjithashtu, disa norma gjinore socio-kulturore dhe psikologjike mund të ndikojnë në tërheqjen. Buzëqeshja mund të shoqërohet me një mungesë dominimit. Një grua e qeshur perceptohet si e nënshtruar dhe e pambrojtur. Ndërsa një djalë fjalë pak mund të konsiderohet i fortë.

Djemtë me tipare të errëta të personalitetit e prezantojnë veten më mirë

Djemtë me tipare të errëta të personalitetit në fytyrat e tyre performojnë më mirë. Cilësi të tilla si narcizmi mund të shoqërohen me përfitime shëndetësore fizike dhe psikologjike te djemtë. Djemtë me Machiavellianism (shfrytëzimi dhe manipulimi i të tjerëve dhe përqendrimi në interesin personal) ishin gjithashtu më tërheqës për vajzat, sipas një studimi./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!