Reagon VMRO-DPMNE: Qytetarët i thanë “Jo” marrëveshjes së dëmshme

schedule17:29 - 1 Tetor, 2018

schedule 17:29 - 1 Tetor, 2018

Sipas opozitës në Maqedoni, referendumi i së dielës, i ka thënë JO marrëveshjes së dëmshme për vendin me Greqinë. VMRO-DPMNE madje u shpreh e lumtur që referendumi dështoi.

Partia në opozitë në Maqedoni VMRO-DPMNE, në reagimin e saj pas dështimit të referendumit për konfirmimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, është shprehur e lumtur, duke i cilësuar manipulime absurde deklaratat e kryeministrit Zaev për një referendum të suksesshëm

Në deklaratën për shtyp të kësaj partie thuhej se pavarësisht presioneve, kërcënimeve, shantazheve nga ana e pushtetit, qytetarët i thanë ”Jo” marrëveshjes së dëmshme për ndryshimin e emrit. Qytetarët zgjodhën alternativën ”Jo” për marrëveshjen me Greqinë. 2/3 e qytetarëve të Maqedonisë u shprehën qartazi se për ta kjo marrëveshje është e papranueshme.

Sipas opozitës këmbëngulja e qeverisë së Zaev për zbatimin e marrëvrshjes e çon shtetin në udhëkryq. Marrëveshja me Greqinë u hodh poshtë nga ana e qytetarëve, ky vendim duhet të respektohet nga Zaev”, përfundonte deklarata e VMRO-DPMNE-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!