Një ekip i ri ekspertësh nga Britania do të ngrihet, në mënyrë që të forcojë përgatitjen e vendit për pandeminë e ardhshme, por edhe për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave kundër sëmundjeve të ardhshme, kur ato të shfaqen.
Sipas AMPE, Partneriteti i Gatishmërisë Pandemike (PPP) u krijua nga presidenca Britanike në Grupin e Shtatë ( G7 ) dhe do t’u raportojë udhëheqësve të vendeve të zhvilluara ekonomikisht pjesëmarrës në konferencën e qershorit, duke ofruar këshilla për arritjen e qëllimit të kryeministrit britanik Boris Johnson për zhvillimin e vaksinave kundër sëmundjeve të ardhshme brenda 100 ditësh.
“Duke kryesuar G7, Britania është e vendosur të punojë me partnerët tanë për t’u përgatitur më mirë për të ardhmen krahasuar me koronavirusin dhe për të forcuar gatishmërinë globale për pandemitë e ardhshme”, tha Matt Hancock para konferencës dy-ditore dixhitale të G7.
“Ky ekip i ri ekspertësh do të drejtojë përpjekjet tona në vitet e ardhshme për të mbrojtur njerëzit në të gjithë botën nga sëmundjet e reja në mënyrë që të shpëtojmë jetë,” shpjegoi ministri.
PPP do të kryesohet nga Patrick Valance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike dhe do të përfshijë prodhues të vaksinave COVID-19 si AstraZeneca, Pfizer dhe Johnson & Johnson, si dhe shkencëtarë.
Britania e Madhe gjithashtu njoftoi se një shtesë prej 22.37 milion dollarësh do t’i vihet në dispozicion Koalicionit të Inovacionit për Gatishmërinë Epidemike (CEPI) për të mbështetur zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën.l.k/abcnews.al