Ekspertët: Hezitimi për të marrë vaksinën u jep përparësi varianteve të reja të virusit

schedule09:39 - 19 Prill, 2021

schedule 09:39 - 19 Prill, 2021

Procesi i vaksinimit po vijon në shumë shtete të botës, megjithatë shumë njerëz refuzojnë ta marrin. Sipas ekspertëve të shëndetit ky hezitim u jep varianteve të reja të virusit përparësi.

Ekspertët, përfshirë Dr. Anthony Fauci, thonë se është e rëndësishme të vazhdojmë të ndërtojmë mbrojtjen dhe të kapërcejmë pengesat si hezitimi, veçanërisht për sa i përket varianteve shqetësuese që po qarkullojnë ngado.

Ngadalësimi i procesit të vaksinimit u jep gjithnjë e më shumë kohë varianteve të reja shqetësuese, veçanërisht B.1.1.7”, epidemiologu Dr. Abdul El-Sayed.

Variant shumë ngjitëse B.1.1.7, i cili është zbuluar për herë të tarë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas të dhënave nga CDC, është lloji dominues i koronavirusit në SHBA./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!