“Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit”, Basha pritet me daulle e brohoritje nga qytetarët

schedule09:02 - 18 Prill, 2021

schedule 09:02 - 18 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takim elektoral në Tropojë.

Kryedemokrati është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij të cilët e kanë shoqëruar me daulle dhe me thirrjet “Rama ik”.

“Nga ky shesh le të ushtojë ky bashkimi i madh i shqiptarëve për ndryshim i cili do të vijë për pak ditë duke votuar koalicionin për ndryshim, nr.9. Duke votuar për fëmijët, për fermerët, për infrastrukturën e lënë pas dore, kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi e fshat më fshat do të fillojë nga dita e parë në qeverisje.

Deklarimi nënprefekturë i Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve në Bajram Curr, nuk do të udhëtojnë më me kilometra për një dokument. Shërbime për njerëzit afër njerëzve.

Në 25 prill votimet do të jenë më të rëndësishme të këtij vendi. Shpresën, besimin e ndjej kudo. Nëse doni që ky vend të ecë përpara, të marrin vëmendjen investimet që meritojnë të gjithë bashkë të votojmë nr.9,” tha Basha

Pjesë nga fjala e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:

Mirë së ju gjej vëllezër dhe motra tropojan e tropojane, zonja e zotërinj, të rinj dhe të reja të Tropojës, është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, në Tropojën e legjendave. Në mesin e pasardhësve të dardanëve kreshnikë. Në Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, për shtetin shqiptar.

Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh nga skaji me verior në skajin më jugor të vendit . Në këtë dritare të alpeve, nga rrjedh më blu se bluja lumi i Valbonës, i pastër si shpirti juaj ajri i alpeve tona.

Prej tetë vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendit një varfëri e skajshme. Këtu në këtë vend që është dhe duhet të ishte kryeqendër vitrinë e Shqipërisë, e Kosovës, e kombit shqiptar, janë larguar më shumë të rinj e të reja në emigracion se sa nga çdo trevë tjetër e Shqipërisë. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës, me zemrat e baballarëve të Tropojës, për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e çdo shqiptari është plotë me shpresë, nga shpresa që rrjedh nga ky shesh.

Nën hijen e heroit tonë Bajram Curit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës, nën tingujt e zërave që brohorasin nga kraharorët tuaj, më fortë se goditjet e tupanxhiut. E na bashkoj në një gëzim të brendshëm, në një shpresë se ndryshimi i pandalshëm po vjen! 8 vite të gjatë, një dimër pa fund për familjet, për sipërmarrjet, për fermerët. Një dimër plotë vështirësi për prindërit dhe vuajtje për fëmijët e tyre.

8 vite dështime, premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokas prapë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera! Është një mrekulli jo vetëm e zotit, por i shpirtit mbijetues të shqiptarëve, sepse asnjë popull nuk do të kishte qëndruar dot në këmbë pas vitesh rrënim! Sikur vendi të ishte pa qeveri, por të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar dje nga Saranda në Tropojë e kam parë, e kam dëgjuar nga të gjithë. 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe Socialist.

Ndaj jemi të bashkuar, të bashkuar se e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre këtu, ti arsimojnë këtu, ti punësojnë këtu, ti martojnë dhe ti themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm e anë e mbanë Shqipërisë.

Të gjithë baballarëve që kërkojnë të ardhme për familjen e tyre, qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë mbështetje, shqiptarëve që kërkojnë që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Të Gjithë e dinë se kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh le të ushtojë, le të ushtoj ky bashkim i shqiptarëve për ndryshim, i cili do të vijë, i cili do të vijë për pak ditë duke votuar bashkimin tonë për bashkim, duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9. 9 për të ardhmen e fëmijëve tanë, 9 për fëmijët që nuk duhet të largohen por të qëndrojnë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu, 9 për fermerët e Tropojës, për agroturizmin, 9 për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore, dhjetëra kilometra rrugë që vetëm rrugë nuk janë dhe që mbetën në vendnumëro.

Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi, fshat më fshat do të fillojë nga zbatimi prej ditës së parë të qeverisjes së re. Mbështetje për agrobiznesin, për turizmin, mbështetje për rrjetin e energjisë elektrike, i cili jo më kot është lënë pas dore nga korrupsioni dhe babëzia e një njeriu  i cili përmes errësirës së shtëpive tuaja do të kthejë këtë vend në mesjetë.

Rikonstruksion i plotë i rrjetit të energjisë elektrike, rikonstruksion në ndërtim i infrastrukturës rurale dhe mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është diamantin e mes të këtij hajmalie të bukur Rrafshit të Dukagjinit, Shkodrës dhe Ulqinit. Ata që 8 vite e lanë këtë vend të bukurive përrallore të njerëzve fisnik pas dore që si kudo tjetër ua larguan shërbimet, ata menduan se do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit sot ju them se ndër veprimet e para të qeveris time do të jetë deklarimi nën prefekturë të Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve këtu në Bajram Currë, në Tropojë.

Nuk do të udhëtojnë më me dhjetëra kilometra, orë të tëra, për një dokument. Shërbime për njerëzit, afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojan 8 vite të gjata do të marrin një përgjigje në 25 prill. Edhe 4 vite të tjera kështu mbushur me dështime apo ndryshim dhe fitore për Shqipërinë. Kjo është pyetja që shtrohet para çdo shqiptari.

Para prindërve të cilët kanë përgjegjësi me votën edhe për fëmijët, për vogëlushët tanë që nuk votojnë dot. Por ne e dimë fare mirë që në 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme në historinë e këtij vendi që nga përmbysja e diktaturës dhe ardhja e demokracisë. Ndaj e ndiej, e shohë kudo, entuziazmin, shpresën, besimin. Ndryshimi është në dorën tuaj. Asgjë nuk e ndal më dot verdiktin tuaj.  Nëse doni që ky vend të ec përpara, nëse doni që trojet tuaja stërgjyshërore të marrin vëmendjen, investimet që meritojnë, më 25 prill të gjithë bashkë votojmë numrin 9.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!