Haradinaj thirrje shqiptarëve të Maqedonisë: Votoni referendumin

schedule10:52 - 30 Shtator, 2018

schedule 10:52 - 30 Shtator, 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thekson se interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai u bën thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që të dalin në mënyrë masive dhe të t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Sipas tij, vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!