Prishtina bën detyrën dhe i bën presion Dritës, Llapi mposht Gjilanin

schedule17:08 - 17 Prill, 2021

schedule 17:08 - 17 Prill, 2021

Prishtina bën detyrën në kryeqytet, ndërsa Llapi fiton në Gjilan përballë “Skifterave”, duke i shkaktuar humbjen e parë Ismet Munishit nën drejtimin e Gjilanit.

Bardhekaltrit e Ramadanit fituan 2-0 në shtëpi kundër Arbërisë. Prishtina i realizoi të dy golat në pjesën e parë. Leonit Abazi zhbllokoi takimin në minutën e pestë, ndërsa dhjetë minuta më pas erdhi goli i dytë.

 

Renditja e kampionatit dardan

Vendasit fituan një penallti dhe Besnik Krasniqi nuk gaboi nga pika e bardhë. Suksesi i tretë radhazi në kampionat për Prishtinën, që renditet e dytë me një pikë më pak se Drita (luan nesër ndaj Trepca ’89).

Llapi iu fal dygolëshit të Edon Sadriu për të marrë tre pikët në Gjilan. Skuadra mike luajti me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Benjamin Eminit në minutën e 64-t, por ia doli të mbante portën e paprekur. /abcnews.al

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 29
E shtunë, më 17 prill, ora 15:00
Gjilani-Llapi 0-2
Shënues:
Sadriu 22’, 52’
Prishtina-Arbëria 2-0
Shënues:
Abazi 5’, B. Krasniqi (pen.) 15’