Dinamo është rikthyer në vendin e parë në grupin A të Kategorisë së Parë, pasi fitoi kundër Vorës dhe shfrytëzoi humbjen e Burrelit në shtëpi me Korabin. Matjanët u befasuan që në fillim nga Paplejkaj, i cili shënoi me kokë golin me vlerën e tre pikëve.
https://streamable.com/wj2avt
Burreli u mundua të barazonte dhe në dy momente pati edhe pretendime për penallti. Nuk mungoi nervozizmi në këtë ndeshje, edhe për shkak të rivalitetit të madh të këtyre skuadrave, që duan të ngjiten në Superiore.
NDESHJA TJETËR – Dinamo ka bërë detyrën kundër Vorës, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Braziliani Diogo Maranhao shënoi me penallti pas 25 minutash lojë dhe ky gol mbeti në fuqi në 45 minutat e para.
View this post on Instagram
Blutë e kryeqytetit e nisën me marsh tjetër fraksionin e dytë të lojës. Djidjiwa shënoi direkt për Dinamon dhe dyshoi epërsinë. Gjithsesi Vora reagoi shpejt, pasi Ibrahim Keqa shënoi dhe ngushtoi shifrat. Deri në fund Dinamo e ruajti epërsinë dhe mori tre pikët.
KATEGORIA E PARË – GRUPI A (PLAY-OFF)
E shtunë, më 17 prill, ora 13:00
Burreli-Korabi 0-1
Shënues: Paplekaj 7’
Dinamo-Vora 2-1
Shënues: Diogo Maranhao (pen.) 25’, Djidjiwa 47’ / Keqa 53’