Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë për tre vëllezërit Marini. Trupa gjykuese ka vendosur të lërë në burg tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy ditë më parë në Berat, ku dhunuan një polic dhe tentuan t’i merrnin armën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e datës 14 prill ku gjatë një konflikti të tyre me familjen Memaj, mbeti i plagosur me armën e tij efektivi i policisë Julian Xhahalili, i cili ndërhyri për të shuar sherrin mes palëve.
Për dy vëllezërit gjyqtarja ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg pa afat ndërsa pwr njërin prej tyre Gerald Marini 30 ditë burg për pjesëmarrje në konflikt. g.v/abcnews.al