Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhet sot në Vlorë, në vijim të turit të saj elektoral. Kryemadhi u shfaq krah numrit 1. të listës së LSI, Luan Rama.
Kryemadhi dhe Rama u shfaqën krah njëri-tjetrit, duke përgënjeshtruar aludimet për përplasje dhe përçarje mes tyre.
“Vlora e bukur! Vlora e zemrës së Shqipërisë është sot këtu e gjitha e bashkuar, nën flamurin e Shqipërisë. E nderuar kryetare e LSI-së Monika Kryemadhi Mirë se ke ardhur në Vlorë, dhe ne jemi sot të gjithë bashkë, me zemër e me shpirt të vendosur për fitoren e LSI-së. Jam më i emocionuari nga të gjitha.
Jam sot bashkë me ju për të konfirmuar një punë të jashtëzakonshme, me pasion e vendosmëri që kemi bërë në 7 muaj për ta ringritur LSI-në nga e para me djem e vajza të mrekullueshme. Jam këtu për të konfirmuar se e gjithë lista është mishërimi i kohezionit shoqëror, dhe mbi të gjitha i pasionit për ti shërbyer Vlorës dhe Shqipërisë, vetëm me synimin që Shqipëria është e para. Jam njëri nga 12 emrat, i barabartë mes të barabartëve në listën e LSI.
Na kanë sulmuar, na kanë përgojuar, janë përpjekur të na poshtërojnë e përçajnë por nuk ia kanë dalë dhe nuk do ia dalin sepse LSI nuk është parti emrash, është parti zemrash”, tha Luan Rama.