Giorgio Chiellini, kapiteni i Juventusit, ka dhënë një intervistë për Sky Sport Italia para ndeshjes kundër Atalantës dhe shprehet se bardhezinjtë duhet të gjejnë vazhdimësinë e munguar. Qendërmbrojtësi nuk ngurron të flasë edhe lajmet e shumta për Cristiano Ronaldon, madje edhe për ato që thonë se portugezi është një problem për Juventusin.
“Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe kundër Napolit, që po paraqitej mirë gjithashtu, dhe kemi vazhduar njëlloj edhe ndaj Genoa. Fitorja ishte e madhe dhe i dhamë vazhdimësi, duke krijuar shumë raste me Genoa. Ndoshta në fillimin e pjesës së dytë duhet t’i linim më pak mundësi kundërshtarit.
Nëse Ronaldo është një problem, unë do të doja të kishte shumë probleme të tilla. Nuk duhet të mendojmë ku kemi qenë. Nëse merremi me nëse dhe por, atëherë e humbim përqendrimin. Duhet të ngjitemi sa më lart, ndoshta në vendin e dytë, pasi Interi është larg. Gjithsesi ne synojmë të ngjitemi aty, në vendin e parë”, thotë Chiellini.
Më tej ai shton: “Tani le të mendojmë për ndeshjen kundër Atalantës, një ekip fizik dhe teknik që ushtron presing përgjatë gjithë ndeshjes. Ne ende i kemi armët për t’i vënë ata në vështirësi. Këtë sezon nuk kemi pasur vazhdimësi, por le ta bëjmë diçka të tillë tani”.
Pep Guardiola, para një ndeshje kundër Atalantës shprehej se “të luash ndaj tyre është si të shkosh te dentisti, mund t’ia hedhësh (të fitosh), por dhimbjen e ndjen”. Chiellini pajtohet me të: “Guardiola ka të drejtë me atë që ka thënë, është si të shkosh te dentisti kur luan ndaj Atalantës”. /abcnews.al