Diva e muzikës, Elvana Gjata publikoi ditën e sotme mini albumin e saj, “Çelu”.
Mini albumi përmban shtatë këngë të reja, të cilat janë më së shumti balada: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.
Edhe këtë herë, këngëtarja zgjodhi sërish dy ndër emrat më të kërkuar të muzikës shqiptare, Pirro Çako dhe Darko Dimitrov. Me të dy ata ajo bashkëpunoi edhe për mini albumin “3”, të cilin e publikoi 3 vite më parë.
View this post on Instagram
Me këtë rast, Elvana i ka dedikuar Pirros disa fjalë të ngrohta në rrjete sociale. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto të shkëputura gjatë punimit të këngëve me Pirro Çakon.
“Pirro i dashur! Je nder e krenari e këtij vendi! Burim muzike që nuk shteron! Një mik i shtrenjtë dhe frymëzim! Të falënderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqetë me nota shpirti! Të dua shumë Pirro”, ka shkruar Elvana përkrah fotove me kantautorin”, ka shkruar Gjata krahas fotove./abcnews.al
View this post on Instagram