Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Jagobinë në Elbasan. Trupi i pajetë i përket një burri, identiteti i së cilit ende nuk dihet.
Dyshimet e para janë që të jetë mbytur në Shkumbin, ndërsa e ka nxjerrë uji në breg të lumit.
Grupi hetimor është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa pritet dërgimi i trupit të pajetë në morg dhe ekspertiza nëse ka shenja dhune apo është vetëmbytur. /abcnews.al/